Sarah takohet me nënën e DJ PM: Më ka qejf që jam në krah të djalit të saj

Ish-banorja e Big Brother VIP, Sarah Berisha që nisi një histori dashurie me DJ PM brenda shtëpisë po e shijon në maksimum romancën edhe jashtë.

Ajo sëfundmi ka folur për takimin me nënën e DJ PM duke thënë se ishte më shumë si një takim me një grua që e ka ndjekur dhe e ka mbështetur nga jashtë.

Ndër të tjera duke qeshur u shpreh se e ka qejf që është në krah të Pajtimit.

“Në fillim ishte e sikletshme, por ishte shumë e mirë, shumë e sjellshme, ma bëri dhe takimin më të lehtë. Folëm në përgjithësi, më shumë ishte takim si një grua që më ka ndjekur e më ka suportuar nga jashtë dhe më ka qejf që jam në krah të djalit të saj.”- ka thënë Sarah./ Gazeta Shqip

Loading...