Saranda, përgatitje për një sezon të sigurt turistik

Pastërtia në tokë dhe në det, parandalimi i ndotjes dhe dalja përpara ndaj rrezikut të zjarreve, afrimi në nivel sa më cilësor i shërbimeve ndaj banorëve dhe turistëve, në Sarandë, Ksamil dhe në rrethinat e tyre, ishin në fokus të takimit në bashkinë e Sarandës.

Marrja e përgjegjësive dhe masave sa me efikase për t’iu përgjigjur me standard shërbimesh ofertës më të mirë turistike që këto dy destinacione japin, nga drejtues dhe specialistë të fushave të ndryshme të bashkisë së Sarandës, u bën nën një vështrim realist të përvojës dhe të mangësive të hasura gjatë viteve të fundit e sidomos gjatë sezonit të vitit të kaluar.

Manaxhimi sa më i mirë i mbetjeve urbane, shërbimi sinjalizues veçanërisht në kurorën e gjelbër të Sarandës, mirëfunksionimi i senseve të rrugëve hyrëse dhe dalëse në qytetin e Sarandës gjatë gjithë sezonit e sidomos në periudha të fluksit të lëvizjes, ishin disa nga problematikat e nënvizuara me theks të veçantë nga të pranishmit në tryezën e bisedimeve.

Nga të gjithë të pranishmit u morën përsipër përgjegjësi e detyra, për të ofruar një sezon me sa më shumë siguri dhe cilësi shërbimesh. /atsh

Loading...