Saranda është një tjetër qytet shumë i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm përshtypjet e pushuesve që po shijojnë maksimalisht gjithë çfarë kanë gjetur që nga plazhet e pastra, hotelet, shërbimet, argëtimin, por edhe infrastrukturën rrugore, e cila ta afron më shumë se kurrë bregun e jugut.
“Mirëmëngjes dhe nga Saranda e dashur, ju uroj një të diel të mbarë”, shkroi Rama.
“Shumë bukur, në krahasim me vendet e tjera është internacional për turistët e gjithë botës. Shumë bukur. Duam të marrim një varkë të ikim në Krorez kam dëgjuar që është bukur. Edhe në Ksamil. Hera e parë me vajzën time. Ka dhe pastërti është shumë bukur”, u shpreh një turist.
“Interesante, nuk e prisja që Shqipëria të kishte një qytet të madh si ky. Gjithashtu jeta e natës është e mrekullueshme. Më pëlqen shumë nuk e prisja në të vërtetë. Momentalisht po mendojmë të marrim një anije. Kemi qenë në Ksamil. Ksamili është shumë i bukur. Ne vijmë nga Spanja dhe është bërë diçka shumë e zakonshme kur shikon që të gjithë po vijnë në Shqipëri, kështu që dhe ne menduam pse jo, të shkojmë”, tha një turist spanjoll.
“Vij nga Kosova punoj në Suedi. Përshtypja është më e mira. Vij çdo vit këtu”, u shpreh një tjetër turist.
“Ne jemi të kënaqur edhe nga mikpritja, nga të gjitha anët. Ndryshime ka dhe duhen akoma. Rruga e re shkurtoi shumë, për atë është një meritë. Edhe për njerëzit që nuk e njohin shumë rrugën ka rrugë më të zgjedhura, shkurt, kursim benzine, karburanti, kohe. Siguria mbi të gjitha për shëndetin e njeriut. Shumë bukur. Saranda po e meriton që të vij edhe njëherë ta shikoj”, tha një tjetër turist.