Sarandë, 80-vjeçari poziziv me korona

Një tjetër rast pozitiv me COVID-19 është konfirmuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Bëhet fjalë për një të moshuar mbi 80 vjeç, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në spital në Tiranë, pas një hemorragjie cerebrale.

Një natë më parë i është marrë tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv, momentalisht i moshuari po merr mjekim në spitalin e Sarandës, teksa gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Ende nuk ka përgjigje të analizave për kontaktet e rastit të rezultuar pozitiv në mëngjes. Nga ana tjetër, 18 tamponët e marrë dje në Delvinë kanë rezultuar të gjithë negativ.

Loading...