Sarandë – Ak.sidentohen dy turistë me motor

Dy turist ë të huaj, njëri italian dhe tjetri suedez, të cilet ndodheshin me pushime në Sarandë janë aksidentuar me motor.

Ata u transportuan me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë.

Aksidentet kanë ndodhur në orare të ndryshme.

Shtetasi italian 33 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është aksidentuar me motor dhe për rrjedhojë, sipas bluzave të bardha kishte: Hemotoraks, frakturë të tre brinjëve, frakturë klavikule, si dhe kontuzion me hematomë të shprehur të supit.

Ndërkohë shtetasi suedez, 24 vjeç sipas bluzave të bardha në spitalin e Sarandës kishte: Kontuzio capitis, loksacin të vertebrës cevikale C4, frakturë të vertebrave cervikale C6 dhe C7, si dhe frakturë të vertebrës lumbare, L2.

Loading...