Sarandë/ Aksion i IKMT-së, shemben disa ndërtesa pa leje

Koronavirusi nuk ka ndalur aksionet e Inspektoratit Vendor i Mbrojtjes së Territorit!

IKMT ka shembur ditën e sotme disa ndërtesa pa leje.

Mësohet se aksioni i IKMT nuk është shoqëruar me përplasje mes pronarëve dhe punonjësve të këtij institucioni, siç në të shumtët e rasteve ka ndodhur.

Ndërkohë, referuar të njëjtave burime mësohet se mes objekteve të shembur është edhe një kioskë.

Mësohet se ajo ka qenë me leje, por që nuk ishte rifreskuar këtë vit.

Loading...