Sipas autoriteteve, të ndaluarit dyshohen për trafik ndërkombëtar droge.
Mes të ndaluarve është edhe nëndrejtori i spitalit civil të Sarandës, Florenc Llanaj.
Burimet vendore policore flasin për përfshirje në operacion të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilat kanë kryer kontrolle banesash, dhe shoqërime personash në disa zona të qytetit bregdetar.
Policia nuk ka dhënë detaje, por sipas burimeve mësohet se grupi hetohej prej kohësh për veprimtari në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Saranda është një nyje e transportimit të sasive të mëdha të marijuanës drejt Greqisë, përmes kufirit tokësor, por edhe një pikë tranziti e trafikimit të llojeve të forta të drogës si heroinë dhe kokainë. /VOA
Loading...