Sarandë/ Arrestohen 2 shtetas

Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, shtetasit Sh. M., 19 vjeç dhe F. M., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Metoq, Sarandë, pasi dyshohen se kanë vjedhur disa sende të ndryshme në banesën e shtetasit A. Q., në fshatin Metoq.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 24.09.2021, rreth orës 12:50, në lagjen Kushtrimi, pranë IEVP Vlorë, është përfshirë nga flakët një sipërfaqe me shkurre dhe dyshohet se si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht një automjet tip “Volkswagen”, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...