Sarandë – Bashkia merr vendimin për ‘Bar Lulishte Butrinti’

Bashkia e Sarandës ka shpallur ankandin për dhënien me qira të ‘Bar Lulishte Butrinti’.

Ankandi është hapur bazuar mbi vendimin e Këshillit Bashkiak, që mban datën 20 mars të vitit 2018, por prefekti Flamur Mamaj e ka cilësuar të paligjshme.

Në një prononcim për Report TV, Mamaj është shprehur se ai vendim është vlerësuar i paligjshëm vetëm një muaj më pas, por që nuk është marrë parasysh nga Bashkia.

“Vendimi nr.19, datë 20 mars 2018 i Këshillit Bashkiak Sarandë është vlerësuar i paligjshëm nga Prefekti më 10. 04.2018 me nr. Protokolli 478”, shprehet Mamaj për Report Tv.

‘Bar Lulishte Butrinti’ nuk është një objekt i panjohur për publikun shqiptar, sidomos për brezat e kaluara.
Ai është një pjesë e bukur e historisë shqiptare, ku janë xhirua filmi shumë i dashur “2 herë Mat”. Objekti kanë një hapësirë rreth 200 m2 me sipërfaqe trualli prej 700 m2.

Loading...