Mësohet se betimi i tij është kryer një hotel në qytetin e Sarandës, kjo sepse të pranishëm kanë qenë shumë mbështetës dhe Bashkia nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për të gjithë.
Gjithashtu është konstituuar edhe Këshilli Bashkiak i Sarandës, ku kryetar i saj është zgjedhur Asaf Stroka me 21 vota, kundrejt 8 votave të marra nga Sotir Cipa.
Kryetarja në ikje, Florjana Koka dalë nga rradhët e PS-së nuk ka qenë e pranishme në momentin e betimit të Gurmës. Krah tij, ishte deputetit Damian Gjiknuri, prefekti i Vlorës Flamur Mamaj dhe zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj.
“Nuk premtoj se do të bëj mrekullira, por Saranda e sotme do të jetë më e mirë se ajo e djeshme. Koha e fjalëve ka mbaruar, ka nisur koha e punës”, tha Gurma në fjalën e tij të parë si kryetar i Bashkisë.
Nga ana tjetër, deputeti Damian Gjiknuri tha se është i bindur se Saranda në drejtimin e Gurmës do të jetë më e mirë.
“Është një sfidë e vërtetë. Saranda është një qytet i mrekullueshëm. Një qytet që ofron shumë, por ka nevojë edhe për shumë investime dhe vëmendje, pasi shtimi i turistëve patjetër kërkon angazhime.
Qeveria do ta mbështesë Sarandës, siç e ka mbështetur. Jam i bindur që do ta bëj shumë mirë këtë punë dhe shpresoj për ditë më të mira për Sarandën dhe shqiptarët”, tha Gjiknuri.