Sarandë – Dëmtohet çiklisti italian, niset me helikopter në Tiranë

Një çiklist italian është aksidentuar në Sarandë këtë pasdite.

Mqsohet se kishte ardhur bashkë me disa çiklistë të tjerë në Shqipëri.

Ai është identifikuar si Massimo Rosa 23 vjeç.

Menjëherë është transportuar drejt spitalit të Sarandës.

Pas ndihmës së parë mjekësore u vu re se gjendja e tij ishte shqetësuese. Çiklisti kishte dëmtime anësore, plagë të hapura dhe dyshim për dëmtim të tendinave.

Duke parë shkallën e dëmtimit të çiklistiti italian, stafi mjekësor në Sarandë vendosi menjëherë transportimi i tij me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Loading...