Një grua që ndodhej bashkë me të në automjet, arriti të shpëtojë, por ka pësuar djegie të mëdha në trup dhe ndodhet në spitalin e Sarandës.
POlicia tha se viktima është shtetasi Albert Caushi, nga Fieri, ndërsa bashkëjetuesja e tij e plagosur është Merita Muja 44-vjeç nga Delvina.
Mjeti me të cilin ata po udhetonin po lëvizte nga Saranda në drejtim të Delvinës kur ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë në lëvizje,
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:40 pranë vendit të quajtur “Karahaxh” duke bërë që drejtuesi të humbte kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur brenda si pasojë e shpërthimit të flakëve kurse gruaja ka dalë dhe është dërguar në spital nga kalimtarët dhe ekipet e ndihmës që e arritën rrugës.