Sarandë/ Gjendet një predhë e vjetër luftarake, ja çfarë thotë policia

Një predhë e vjetër luftarake është gjetur në Sarandë. Predha mësohet se është gjetur tek plazhi i quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1.

NJOFTIMI I POLICISE, Në datë 16.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të Komisariatit Sarandë, se tek plazhi i quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1, Sarandë, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.

Loading...