Sarandë, gjobiten 2 lokale! Procedohen 5 persona dhe u sekuestrohen pajisjet muzikore

Dy lokale u gjobitën ndërsa 5 persona janë vendosur nën hetim pasi kanë ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar në Sarandë.

Secili prej subjekteve u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë. Mes të proceduarve penalisht është administratori i një hoteli, shtetasi me iniciale S. D.

Edhe 4 qytetarë nga Tirana me iniciale B. M, E. V., U. A dhe E. D.,u proceduan penalisht për prishje të qetësisë publike.

Policia ka sekuestruar dhe pajisjet me të cilat 2 lokalet ushtronin aktivitetet me muzikë.

Njoftimi i policisë:

U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte. Procedohet penalisht 1 administrator subjekti dhe 4 shtetas të tjerë për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Sekuestrohen disa pajisje muzikore. Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar dy subjekte me administrator shtetasit S. D., dhe A. T., për të cilët janë vendosur masa administrative 1.000.000 lekë secili, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasit:

-S. D., banues në Tiranë (administrator hoteli), pasi ka prishur qetësinë publike duke mbajtur muzikë pas orarit të përcaktuar në hotelin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë;

-B. M, E. V., U. A dhe E. D., të katërt banues në Tiranë, pasi kanë prishur qetësinë publike duke zhvilluar aktivitet me muzikë pas orarit të percaktuar, në hotelin e administruar nga shtetasi S. D.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Loading...