Gjatë inspektimit u vlerësua dhe është mbajtur shënim për të mundësuar shfrytëzimin për investime me karakter komunitar, si: kënde lojërash për fëmijë, vende çlodhjeje për të moshuar, heqje kufizimesh (mure, kangjella etj), që kanë marrë nga hapësira publike apo eliminimin e vatrave me grumbullime plehrash, për shkak të moszhvillimit të pronës.
Specialistët e drejtorive të bashkisë kanë bërë fotografime dhe kanë mbajtur shënim për të hedhur hapin e parë me identifikimin e statusit juridik të çdo trualli të lënë pa ndërtuar, apo për mundësinë e shpronësimit të disave prej tyre, për t’i përdorur për interesin publik.
Bashkai e Sarandës shprehet se puna sapo ka nisur dhe se inspektimi i territorit do të vijojë në të gjitha lagjet e bashkisë, me këtë synim. /atsh