Sarandë/ Marrëdhënie seksuale me të mitur, arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 33 vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Policia njofton se u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. P., 33 vjeç,për të cilin Gjykata a vendosur masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. P., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.12.2018, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Loading...