Nis hetimi për tre punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për shpërdorim detyre, ku Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat referoi materialet në Prokurori.
Pas transmetimit të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të punonjësve të policisë:
– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;
– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Policia falenderon median për denoncimin e rasteve dhe inkurajon qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit shpërdorojnë detyrën duke telefonuar falas në 0800 90 90./lajmifundit