Sarandë/ Një person gjendet i pajetë në apartamentin me qira

Një shtetas amerikan, është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij ne Sarande.

 Behet fjale për 70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska.

Viktima prej tri vitesh, jetonte i vetëm në një apartament me qira, në lagjen nr.1 në qytetit bregdetar. 

Bëhet e ditur se prej tri ditësh, 70-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij.

Kjo ka shqetësuar mikun e tij, i cili njoftoi Policinë e Sarandës. Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe mjekët hynë në apartament, ku e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70 -vjeçarin.

Për shkak të situatës së koronavirusit, trupi i tij është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko–ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. 

Policia bën me dije se nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk ka pasur shenja dhune. As në banesë nuk është parë ndonjë shenja e dyshimtë që të bën të mendosh për ndonjë akt kriminal.

Loading...