Punimet për rikonstruksionin e gjimnazit “Hasan Tahsini”, në Sarandë janë drejt përfundimit.
Ky rikonstruksion në gjimnazin me 60 vite histori, po kryhet falë një investimi prej afërsisht 53 milionë lekë.
Bashkia e Sarandës bën të ditur se godina ka ndryshuar tërësisht pamje dhe shumë shpejt do të jetë në funksion të nxënësve.
Rikonstruksioni i shkollës përfshiu rrëzimin e tërë suvave të vjetra, për të vijuar me punime në parametra dhe standarde bashkëkohore: në çati, në tavane të varur, në bërjen tërësisht të reja të portave e dritareve, në aplikimin e sistemit të kohës për hidroizolime, në aplikimin e sistemit kapot nga jashtë, për ngrohje e ftohje, me bërjen e nyjeve hidrosanitare të kohës, e deri te kushtet e pakrahasueshme që ofron palestra.
Kryetarja e bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, në ceremoninë e çeljes së vitit të ri shkollor 2018-2019, dha lajmin e mirë se së shpejti do të niste një investim i paparë në gati 60 vite jetë dhe histori të këtij gjimnazi.atsh