Një dyqan rrobash në Sarandë është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar.
Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikëses duke arritur që dyqani të shuhet pjesërisht, ndërsa nga zjarri mësohet të jenë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas shërbimit MZSH të Sarandës shkak i këtij zjarri në dyqanin në pronësi të Harallamb Anastasi u bë një shkëndijë elektrike.
Loading...