Sarandë/ Përfundon spektakli ‘Yje në Lëkurs’

Sa të kushtueshme janë këtë vit “Krishtlindje në Tiranë” Tashmë spektakli “Krishtlindje në Tiranë” është kthyer në një traditë dhe producenti e prezantuesi Sokol Guga është treguar gjithnjë i kujdesshëm për ta sjellë bukur e me fines.

Menjëher sapo ka përfunduar spektaklin “Yje në Lëkurs” i cili u realizua në kalanë e Lëkursit, Sarandë një bashkëprodhim i “Guga Production” e televizionit Klan Plus.

Sokol Guga menjëher ka mbledhur stafin ku ka bërë të ditur formatin e edicionit të 7-të i cili duket se do të jetë një magji por edhe më i kushtueshëm, duke patur parasysh që producenti tashmë i ka bërë publik disa nga të ftuarit shqiptarë e ndërkombëtar si këngëtaria ukrainase Ruslana (fituese e EuroSong 2004) grupi i famshëm Rednex dhe këngëtari Italian, aq shumë i dashur për publikun shqiptar, Albano Carrisi.

Ata që e njohin mirë Sokol Gugën, thonë se nëse do dicka, e realizon, ndërsa aktoria e madhe italiane Ornella Muti gjatë një darke me producentin e me stafin e tij vitin e kaluar do të shprehej mes tavoline: “Sokol Guga, i apasionuar deri në aventurë”-pohojnë ata që ishin të pranishëm në atë darkë.

I kontaktuar nga redaksia jonë, ai shprehet se “motorrët” janë të ndezur dhe se spektakli “Krishtlindje në Tiranë” do të jetë edhe më i bukur se viti që lamë pas.

Loading...