Dy persona janë plagosur në Sarandë me dinamit artizanal në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në lumin e Bistricës, pranë kanalit të Cukës, ku dy të plagosurit po peshkonin me lëndën plasëse që edhe i plagosi.
Të plagosurit janë, Ilirjan Llanaj 46 vjec dhe Manthjo Gunella 59 vjec.
Peshkatarët janë transportuar menjëherë drejt spitali për shkak të plagëve të marra prej përhapjes së guralecëve të lumit nga shpërthimi i dinamitit.
Ata po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Loading...