Sarandë/Policia kap një shtetas

Sarandë,policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:

Ermal Haxhiraj, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.4 Sarandë, dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë goditur për motive të dobëta me sende të forta shtetasin A.S, 44 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, neni 88 dhe 25 të Kodit Penal.

Loading...