Sarandë/ Punonjësi vodhi xhiron ditore dhe u zhduk

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 22 vjeçar pasi dyshohet se ka vjedhur në vendin ku po punonte.

Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Sarandë, ku i riu me iniciale R. S. nuk ka dorëzuar xhiron ditore në vendin ku punonte, duke përvetësuar kështu një shumë parash.

Vjedhja është pikasur nga menaxherja e biznesit ushqimor, e cila ka bërë edhe kallëzimin në polici.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Loading...