Sarandë/ Qytetarët tundohen nga temperaturat e larta, thyejnë karantinën dhe futen në det

Qytetarët e Sarandës harrojnë karantinën, duke përfituar nga temperaturat e larta dhe shkojnë në plazh, për të kaluar këtë të dielë.

Duke përfituar nga temperaturat e larta një pjesë e tyre kanë zgjedhur plazhin për t’u çlodhur dhe për të kaluar disa orë.

Dhe pse qyteti i Sarandës nuk ka regjistruar asnjë të prekur, kjo nuk është justifikim për të mos respektuar rregullat e kërkuara.

Dje që prej orës 13.00 të ditës së shtunë ku u mbyll qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve si shkak i masave të marra për parandalimin e covid-19, në Sarandë, realiteti është ndryshe.

Ka madje dhe disa prej tyre të cilët kanë guxuar duke provuar dhe notin e parë për këtë vit në ujërat e detit Jon.

Thyerja e rregullave tregon se ka ende njerëz të cilët janë indiferentë jo vetëm për veten e tyre por dhe për komunitetin në tërësi.

Loading...