Shëtitorja “Naim Frashëri” në Sarandë, si një nga rrugët kryesore në qendër të qytetit, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë bashkëkohor duke e shndërruar atë në një arterie me rëndësi turistike dhe ekonomike për këtë qytet.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) në bashkëpunim me bashkinë Sarandë organizojnë konsultim publik për projektin “Rivitalizimi i shëtitores ‘Naim Frashëri’”.
Diskutimi do të përqendrohet në temat e ndikimit mjedisor dhe social të projektit.
Shëtitorja “Naim Frashëri” do t’i nënshtrohet një investimi rehabilitues në kuadër të projektit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për llogari të Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare.
Rikonstruksioni përfshin zgjerimin e rrugës dhe kthimin e hapësirave në anë të saj në hapësira rekreative, me zona pushimi, gjelbërim dhe sistem ndriçimi të ulët e të lartë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpjegon se projekt-ideja e propozuar parashikon rehabilitimin me standarde bashkëkohore te shëtitores ekzistuese të qytetit. Ky projekti, i financuar nga qeveria shqiptare që do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Takimi do të jetë i hapur për publikun dhe të pranishëm për të marrë komentet dhe sugjerimet lidhur me këtë projekt që synon të jetë një investim i qëndrueshëm për nxitjen e turizmit dhe në shërbim të qytetarëve./atsh