Sarandë/ Shpërndahen certifikatat e para të pronësisë mbi trojet, pas disa vitesh bllokimi

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Sarandë në bashkëpunim me bashkinë Sarandë kanë shpërndarë sot certifikatat e para të pronësisë mbi trojet, pas disa vitesh bllokim.

Pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 329 u bë i mundur zhbllokimi i parcelave që ishin bllokuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga ky vendim në Sarandë përfitojnë mbi 5000 qytetarë.

Drejtori i ASHK Sarandë, Ardian Kola shprehu kënaqësinë që pas një pune të madhe, u bë e mundur t’u shërbehet qytetarëve duke i bërë ata pronarë. Pas dorëzimit të certifikatave të para hipotekore, ai u bëri apel qytetarëve që disponojnë dokumente të paraqiten për përpunim paraprak në bashkinë Sarandë. Aplikimi për ASHK, tha drejtori Kola, bëhet online, pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet tona. /atsh

Loading...