Shpërthim me eksploziv në katin e parë të një hoteli në Sarandë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë.
“Në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive”.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sarandë/Informacion paraprak. Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Foto ilustruese