Sarandë/ Turistët e huaj aksion për pastrimin e plehrave. Pronari i picerisë u shtron drekë falas në shenjë falënderimi

Për më shumë se 4 orë një grup turistësh të huaj kanë punuar për pastrimin e plehrave në Sarandë. Aksioni i tyre është zhvilluar në një prej pikave më të ndotura, e cila ndodhet pranë shkollës Adem Sheme, kopshtit Numër. 4 dhe Shtëpisë së Fëmijëve.

Sasia e plehrave në këtë zonë ka qenë jashtëzakonisht e madhe, aq sa për largimin e tyre kanë shkuar tre kamionë.
Në mbështetje të turistëve kanë shkuar edhe aktivisti Adriatik Lapaj dhe aktivistët Aneta Mihali dhe Bledi Budo.

Të impresionuar nga ky veprim i turistëve të huaj, pronarët e Pizza Savos në shenjë mbështetjeje dhe falenderimi ka shtruar një tavolinë në nder të tyre.

Loading...