Sezoni turistik ka nisur dhe specialistët e mirëmbajtjes kudo në vendin tonë po kujdesen për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës për të mirëpritur turistët vendas dhe të huaj.
Në kuadër të çeljes së sezonit turistik veror 2019 dhe në zbatim të politikave të Ministrisë së Kulturës për promovimin e vlerave të kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë ka vijuar fushatën për rinovimin e tabelave informuese.
Sot specialistët e mirëmbajtjes kanë vendosur tabela të reja në Monumentin Bazilika – Sinagogë në qendër të qytetit të Sarandës duke zëvendësuar ato të vjetrat, për krijimin e kushteve optimale për pritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj në këtë monument. /a.a/ATA