550 pemë të reja dekorative do t’i shtohen gjithë territorit të bashkisë Sarandë.
Në vijim të aksionit për rritjen e sipërfaqeve të gjelbra, bashkia e Sarandës prej 15 ditësh ka nisur aksionin për mbjelljen e pemëve dekorative.
Janë rreth 550 pemë dekorative që po mblidhen nga Ksamili, në zonën e kanalit të Çukës, si dhe brenda lagjeve të qytetit, një aksion i cili pritet të përmbyllet në fund të muajit shkurt.
Në fund të vitit të kaluar, u prezantua dokumenti strategjik i pyjeve, i cili synon shtimin me 20% më shumë të volumit të përgjithshëm të fondit pyjor në Shqipëri.
Programi “Clean&Green 20/20”, “Krijo oksigjenin tënd”, “Mbill 5 pemë”, si edhe afrimi i shkollave me zonat e mbrojtura janë vetëm disa nga nismat që synojnë që brenda 2020-s Shqipëria të ketë 20 milionë e 200 mijë pemë më shumë. /atsh