Sarandjotët nuk i rezistojnë detit! Lahen në sy të policisë

Saranda është një zonë e gjelbër dhe me lehtësi të mëdha krahasuar me zonat e kuqe, por me një kufizim: Nuk lejohet ende të bëhet plazh për shkak të rrezikut të rritjes së infeksionit.

Pavarësisht se është e ndaluar, sarandjotët kanë zgjedhur të pushojnë në breg të detit. Numri i plazhistëve është i konsiderueshëm, në kundërshtim të hapur me rregullat e vendosura nga qeveria në kushtet e pandemisë.

Qytetarët lahen në det dhe marrin rreze të pashqetësuar nga forcat e policisë, të cilët janë aty pikërisht për të garantuar respektimin e rregullave anticovid.

Fakti se nuk është vendosur se si do të zhvillohet turizmin bregdetar në këtë periudhë pandemie ka bërë që qeveria ende të mos shpallë zyrtarisht hapen e sezonit turistik, edhe pse temperaturat e larta na kanë shoqëruar që në fillim të majit, por kjo nuk pengon më qytetarët e Sarandës të nisin plazhin.

Loading...