Sejamini ‘shpërthen’ ndaj Gjicit: ‘Kryetari zbërthen zinxhirin, administrata i bindet. Për pesë minuta seks jep tenderin’

Neritan Sejamini ka folur për skandalin Gjici, ku ish kryebashkiaku i Kukësit shfaqet në një video erotike me një shtetase, me të cilën më pas bisedon për një projekt që do të financohej nga Bashkia.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini deklaroi se problemi thelbësor në këtë çështje, nuk është dyshimi që Gjici mund të ketë rënë në kurth, por fakti se ai shkëmben favore në këmbim të marrëdhënieve seksuale dhe se ishte i papërshtatshëm për detyrën që mbante. Analisti vuri gjithashtu në dyshim tenderat që Gjici ka marrë nga shteti dhe foli për faktin se administrata i bindet verbërisht kryetarit pa vënë në pikëpyetje kërkesat e tij, siç dëshmoi ky rast.

“Kemi një kryetar bashkie që për pesë minuta merr favorin seksual dhe jep tenderin.

Në mes të Tiranës pastrohen paratë e krimit. Ti the (i drejtohet Lorenc Vangjelit) që krimi dhe politika dhe biznesi janë bërë bashkë. Janë bërë bashkë brenda Tiranës. Po flet për hipotezë, tani të flasim për faktet.

Një biznesmen, që bëhet kryetar bashkie nga hiçi, pastaj merr tendera pafund, pastaj i vjen një femër dhe direkt zbërdhen zinxhirin, pastaj administrata operon si organizatë kriminale me urdhër nga shefi.

Si u bë një biznesmen kryetar bashkie? Si merr tendera nga shteti? Pse e gjithë administrata i bindet kryetarit?

Nëse një njeri është i dobët dhe ul zinxhirin e pantallonave, ai është i shantazhueshëm. Nëse pi alkool, luan bixhoz, është i shantazhueshëm. Ndaj një zyrtar publik nuk duhet të jetë kështu”, tha ndër të tjera Sejamini.

Loading...