Në spitalin e Elbasanit pak ditë më parë një 25-vjeçare u nda nga jeta pasi lindi vajzën e saj.
Familjarët e 25-vjeçares prej ditës së djeshme janë duke protestuar para Gjykatës së Elbasanit, pasi kërkojnë ndëshkimin e mjekëve të cilët sipas tyre neglizhuan situatën që solli vdekjen e të resë.
“Shtatzënia e saj ka qenë e mbarë. Ajo dhe bashkëshorti janë kujdesur shumë gjatë barërs. Kanë kryer të gjitha analizat dhe vizitat dhe askush nuk i tha që të ketë probleme. Çifti mezi po priste të vinte në jetë, vajza të cilën e kishin pagëzuar me emrin Alea.
Ditën e lindjes i thanë që duhej bërë operim se ashtu ishte më mirë për atë dhe jetën e bebes. Gjithçka ka shkuar normalisht gjatë operacionit. Pas operimit ka qenë e vetëdijshme dhe ka komunikuar edhe me bashkëshortin dhe pjesëtarë të tjerë të familjes. I ka kërkuar njërës prej infermiereve që ta filmojë që ta kishte si kujtim momentin e lindjes.
I kanë dërguar edhe foshnjën që ta vendosë në gji. Por pas operimit gjendja është përkeqësuar. Dimë që i ka thënë bashkëshortit që nuk ndjehem mirë, më merret fryma. Këto janë edhe çastet dramatike kur ajo po luftonte me jetën dhe kishte nevojë për ndihmë. Mendoj se këtu është neglizhuar”.