Sekuestrimi i 294 mijë eurove, kush është pronari i kamionëve i shpallur në kërkim

Ky është 36 vjeçari Erjon Jovani, pronari i firmës që ka në pronësi kamionin e kapur me sasinë eurove të sekuestruar në Portin e Durrësit, 4 vite më parë u arrestua pasi u zbulua po në këtë port me 190 kilogramë kanabis.

Erjon Jovani, banues në qytetin bregdetar, u akuzua se në bashkëpunim me drejtuesin e kamionit, Erblin Tuka, i arrestuar në flagrancë, kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike.
Ngjarja ka ndodhur në 30 nëntor të 2016, ku kamioni u dërgua për te skaneri dhe rezultoi se në dyshemenë e tij kishte 158 pako me peshë rreth 190 kg kanabis.

Në lidhje me 282 265 eurot që u sekuestruan sot, nuk dihet nga janë nisur, mënyra e sigurimit të tyre dhe destinacioni, ndërkohë pronari mjetit dhe njëherësh i kompanisë “Bella Trans” nuk është kapur ende nga policia.

Loading...