Sekuestrimi i arsenalit të armëve, Artan Hoxha: Do zbardhen vrasje që deri më tani janë pa autorë

Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se pas ekspertizave në armët që u sekuestruan disa ditë më parë në Tiranë do të zbardhen edhe krime të fundit që kanë ndodhur në tiranë, por që janë pa autorë.

Ai foli në Abc News edhe për një snajper të gjetur mes arsenalit të armëve, për të cilin u shpreh se jo çdokush mund ta ketë një armë të tillë.

“Jo më larg se sot në Vlorë është kapur një snajper tjetër. Si kanë vijuar hetimet. Snajper u gjet tjetër në jug. Snajper i Elbasanit ndaj Ardian Çapjas. Apo sniper tjetër në Rrëshen ndaj Reçit. Jo kushdo mund ta bëjë. Snajper është një njeri i cili e ka dhunti dhe do trajnim të gjatë. Ka aftësi të veçanta”, tha gazetari.
Për sa i përket snajperistëve në vendin tonë, Hoxha tha se janë rreth 100 persona të trajnuar, por vetëm rreth 25 % e tyre janë në punë dhe pjesa tjetër mund të paguhen nga grupe kriminale për vrasje të caktuara.

Më rezulton se në Forcat Komando janë trajnuar diku tek 75 snajper. 10 ishin në policinë ushtarake dhe 15 tek garda. Shkon diku tek 100 pa RENEA-n, por as 25% e tyre janë në punë. Pjesa tjetër kundrejt pagese mund të marrin në dispozicion vrasje. Grupet tona kriminale kanë potencial të sjellin armë të sofistikuara. Si arma që u kap në depon në Xhaminë Xhura. Bota e krimit i ka dhe pjesëtarët e forcave Speciale do ta kenë parasysh. Për ata njerëz që i kanë trajnuar nuk duhet të lihen në rrugë. Kam dyshime që sniper që ka qëlluar në Elbasan është i jashtëm jo i joni.

Loading...