Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar nga policia greke gjatë një aksioni anti-drogë ditën e djeshme.
Bëhet fjalë për një sasi prej 1.2 ton kanabis sativa, të cilat u transportuan me skaf në vendin fqinj përmes detit. Tonelatat e drogës u zbuluan nga rojet bregdetare greke të Peloponezit.
Trafikantët kishin zbarkuar në zonën e Manit dhe e kishin fshehur skafin në një zonë shkëmbore. Në momentin që do të nisnin punën për të marrë ngarkesën, ndërhynë forcat greke të policisë. Dy persona u arrestuan, kurse të tjerët mundën të shpëtonin.
Shtypi në Greqi raporton se skafi dyshohet që të jetë ngarkuar me 1.2 ton kanabis në brigjet e Shqipërisë. Por, policia greke dukej se kishte dijeni në rrugë operative për një ngarkesë të tillë, pasi mbante nën vëzhgim për ditë me radhë skafin me drogë.
Hetimet për këtë ngjarje vijojnë ende, ndërsa nga Policia Shqiptare nuk ka asnjë njoftim lidhur me këtë ngarkesë të konsiderueshme droge që mendohet të jetë nisur nga brigjet e Shqipërisë.(burimi:tvklan)