Sekuestrohen 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 20 000 Euro.
Eshte fakt i njohur tashme ne Shqiperi qe njerez qe trafikojne substanca te paligjshme levizin me sasi te medha eurosh ne Shqiperi.
Nje rast i tille eshte evidentuar diten e sotme nga policia e Korces e cila njoftoi se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Ndjekja”.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Th.Dh., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili ka tentuar të largohet, por është kapur pas ndjekjes nga Policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën 46 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, kurse gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën e sekuestruan edhe 20 000 Euro si edhe 10 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.