Eurot ishin të ndara të 5 qese plastmasi të fshehura në shasinë e kamionit me tragë targë TR 2046 U dhe me tragë trajleri TR 2048 U. Deri në këto momente janë numëruar mbi 1.8 mln euro, por vijon ende numërimi. Eurot e sekuestruara ishin në prerje 500, 200 dhe 100 u gjetën të fshehura në kamion.
Report Tv mëson se kamioni kishte dalë para 4 ditësh nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e djeshme në orën 1:30 të natës. Kamioni kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë.
Kamioni ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, ku në pjesën e poshtme ne shasinë e mjetit ishin fshehur dhe paratë./atsh