Sekuestrohet dr.ogë në Itali, arrestohen 23 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Karabinierët e Frosinones në Itali, si rezultat i përfundimit të një operacioni ndërkombëtar të trafikut të drogës, të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke arrestuar gjithsej 23 persona.

Hetimet e zhvilluara

Hetimet për të shkatërruar këtë bandë kriminale kanë nisur, pas ankesave të bëra nga ana e një sipërmarrësi. Edhe ndaj sipërmarrësit është marrë masa e ndalimit.

Kështu filluan hetimet, që nxorën në dritë faktin se në zonë ekzistonte një organizatë kriminale e përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Banda trafikonte hashash, marijuanë dhe kokainë.

Sekuestrimi i drogës

Lënda narkotike, 25 kilogramë ishte paketuar në doza të vogla, për t’ju shitur përdoruesve të shumtë. Vlera e drogës, nëse shitej në treg, do të shkonte mbi 300 mijë euro. Autoritetet kanë sekuestruar edhe 15 mijë euro cash.

Loading...