Selami Jenisheri:”Do pranoj të djeg mandatin vetëm nëse Basha…”

Selami Jenisheri kandidati i PD-së në listat e Shkodrës ka deklaruar se nëse Basha nuk e mbronte dhe ti ndërtonte selinë e PD-së në këtë zonë ai do të pranonte mandatin.

Deklarta:

“Unë kam qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2017 në listën e PD-së. Unë jam kryetar i pensionistëve të Shqipërisë. PD ka parë të arsyeshme që ti djegë mandatet, edhe nuk ka asnjë arsye që të mos e djeg mandatin. Por ka ndodhur një incident, që duhet zgjidhur ligjërisht, që unë të respektoj këtë koalicion. Mua më kanë shkatërruar selinë e partisë, më kanë nxjerrë me më vrarë, me më rrëmbyer, këta janë prokuroria dhe policia nuk pranon me hetuar.

Makina ime është në polici, nuk pranojnë me ekspertuar. Unë jam biznesmen dhe më kanë shkatërruar biznesin. Këtë gjë ma kanë bërë kryetarët e bashkisë së PD-së, unë kam biseduar me Bashën, më ka thirrur ditën e shtunë, dhe i kam thënë më zgjidh partinë, që unë të ushtroj punën, pasi në të kundërt nuk e ndjej veten pjesë e kësaj liste. Basha më tha do të bisedoj me Voltana Ademi, kjo është gallatë krejt.

Këtu me qenë partia jonë ka 650 mijë votues, janë njerëz të pushtetit ata që kanë tentuar me më vranë dhe fëmijë dhe policinë që kanë dalë me më vrarë. Mandatin nuk them se nuk do të pranoj, por nëse më ndërton selinë e partisë që ma kanë prishur këta vetë, atëherë..nuk kam si ta pranoj kur ti mua më shkatërron selinë, ku do ta ushtroj unë aktivitetin e partisë” tha ai.

Kujtojmë se deri tani nga opozita, katër kandidatë nga LSI-ja kanë pranuar mandatin.

Loading...