Semi Jaupaj rrëfehet pa dorashka

Këngëtarja Semi Jaupaj është single pas ndarjes nga Ron Zaiti, romancë për të cilën u përfol shumë në mediat rozë, por që asnjë prej tyre nuk e pranoi publikisht.

Thashethemet u ndezën pasi dyshja u panë shumë të afërt në videokipin e këngës së tyre “All Your Lovin”. Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet.

Por kjo lidhje ka zgjatur pak dhe Roni është “hakmarrë” duke fshirë këngën e tyre nga kanali i YouTube. Lajmin e pohoi vetë Jemi Jaupaj e ftuar në emisionin “Zemër Luana”.

“Kënga ime në YouTube, “All Your Lovin”, nuk është më në YouTube sepse është fshirë nga Roni”, tha ajo, kur iu kërkua të tregonte një sekret të këngëtarit, e më pas shtoi: “Është fshirë, çfarë t’i bëjmë.”
Pyetjes nëse është e tërhequr pas marrëdhënieve intime, Semi Jaupaj iu përgjigj: “Unë për momentin e kam harruar këtë ndjesinë se jam vetëm.”

Ndërsa foli shkurtimisht edhe për romancën e re të Bojken Lakos, ish partnerit të saj prej 10 vitesh, ku u shpreh: “Është në një lidhje të re, me një vajzë simpatike dhe bionde”.

Semi Jaupaj, e cila është edhe mike e ngushtë e Bora Zemanit, tregoi se moderatorja dhe partneri i saj Donald Veshaj nuk kanë plane për dasmë së shpejti, duke shtuar se di shumë sekrete të saj, por refuzoi t’i tregojë.

“Di shumë sekrete të saj, por zgjedh të pi. Komenti im në Instagram-in e Borës ishte për qejf sepse unë i them nuse. Pra nuk ka një dasmë së shpejti, më vjen shumë keq”, u shpreh këngëtarja.

bora zemani semi jaupaj3bora zemani semi jaupaj4semi jaupaj7semi jaupajsemi jaupaj9semi jaupaj8semi jaupaj10semi jaupaj7semi jaupaj6semi jaupaj5

Loading...