Semona duket se ka vendosur të solidarizohet me bashkëmoshatarët e saj, duke dhuruar arkën e kursimeve.
“Udhëtimin mund ta bëj herë tjetër, këto do i dërgojmë në Shqipëri”-kështu i është drejtuar prindërve vogëlushja, ndërsa në dorë mbante arkën e kursimeve.
Ka qenë halla e saj ajo që e ka sjellë arkën e kursimeve në redaksinë e News 24.
Sipas Ballkan Web, stafi i televizionit ka vendosur t’ia dërgojë shumën prej 70 eurosh një prej bashkëmoshatarëve të Simonës, të prekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë.
Risjellim në vëmendje se tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish, si dhe plagosi mbi 900 të tjerë.
Loading...