Sëmundja e rrallë “mund” 15-vjeçaren,humb jetën në Turqi

E trishtë! Elona nuk ia del! Sëmundja e rrallë ‘mund’ 15-vjeçaren nga Fushë-Kruja.

Nuk ka mundur t’ia dalë. Një betejë e vështirë me sëmundjen e rëndë, të cilën Elona Kuburja, 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, e humbi sot në Turqi.

E reja ndërroi jetë këtë mëngjes në një spital publik në Turqi, ku po merrte kurim dhe do t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë, për sëmundjen e rrallë që e kishte prekur që në lindje:

që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë.

Loading...