Mjekët specialistë deklarojnë se kjo sëmundje nuk prek vetëm moshën e tretë, por edhe kategori të tjera të popullatës.
Problemet me kockat ose siç njihet ndryshe sëmundja e Osteoporozës duket se është një fenomen që vitet e fundit po prek një pjesë të madhe të popullatës sipas mjekëve.
Mjekët specialistë tregojnë disa nga nga komplikacionet që sjell kjo sëmundje, ku ndër të tjera veçojnë reduktimin e masës kockore dhe brishtësinë e kockave.
Po sipas mjekëve, osteoporoza nuk prek vetëm moshat e treta, por edhe të rinjtë dhe përdoruesit e alkoolit.
Mjekët specialistë japin edhe disa këshilla se si të kujdesemi që të kemi kocka sa më të forta, duke veçuar si element kryesor vitaminën D dhe marrjen e rrezeve të diellit në mënyrë sa më natyrale.