Aloe vera është një bimë medicinale popullore që përdoret në industrinë kozmetike, farmaceutike dhe ushqimore. Gjethet e saj janë plot me një substancë xhelike që përmban komponime të shumta të dobishme.
Veti antioksiduese dhe antibakteriale.
Antioksidantë janë të rëndësishëm për shëndetin.
Xhel Aloe Vera përmban antioksidantë të fuqishëm, të cilët i përkasin një familje të madhe të substancave të njohura si polifenola.Këto polifenole, së bashku me disa komponime të tjera në Aloe vera, mund të ndihmojnë në pengimin e rritjes së baktereve të caktuara që mund të shkaktojnë infeksione tek njerëzit.
Ajo ka qenë prej kohësh e njohur si një trajtim për plagë, veçanërisht djegie, duke përfshirë djegien nga dielli.
Studimet eksperimentale zbulojnr se Aloe vera mund të zvogëlonte kohën e shërimit të djegies për rreth 9 ditë në krahasim me ilaçet konvencionale.
Studimet kanë treguar bindshëm se trajtimi i Aloe vera mund të përshpejtojë shërimin e ulçrave të gojës.
Në një studim 7-ditor prej 180 personash me ulcerat e përsëritura të gojës, një patch i Aloe vera i aplikuar në zonë ishte efektiv në zvogëlimin e madhësisë së ulcerave.