Në një letër të postuar në Twitter, Schumer tha se është “thellësisht shqetësuese” që të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund të shkojnë te “një fuqi e huaj armiqësore”.
Kompania që krijoi aplikacionin, i cili mund të shkarkohet në telefona të mençur, e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë.
Wireless Lab, megjithatë, tha se nuk i ruan përgjithmonë fotografitë dhe se nuk mbledh të dhëna.
Shumica e fotografive fshihen nga serverët e kompanisë brenda 48 orësh nga data e shkarkimit, tha përmes një deklarate kompania Wireless Lab.
Schumer, megjithatë, kërkoi që FBI dhe Komisioni Federal i Tregtisë të hetojnë aplikacionin FaceApp.
“Kam shqetësime serioze sa i përket mbrojtjes së të dhënave që grumbullohen, si dhe nëse përdoruesit janë të vetëdijshëm se kush mund të ketë qasje në to”, thuhet në letrën e tij.