Senatorja amerikane, Elizabeth Warren ka bërë një premtim me të cilin ka çuditur gjithë botën.
Ajo ka premtuar se nëse zgjidhjet presidente e do të shkatërrojë Amazon, Google dhe Facebook.
Këtë deklaratë Warren e ka justifikuar duke thënë se ka për qëllim nxitjen e konkurrencës në sektorin e teknologjisë.
Ajo ka thënë:
“Po u zgjodha Presidente, do të shkatërroj Amazon, Google dhe Facebook”.
Por pas deklaratës së saj aksionet e Facebook dhe Google ranë me rreth 0.5% dhe të Amazon ranë me 0.9%.
Kujtojmë këtu se Amazon ka zëvendësuar thuajse çdo dyqan fizik ndërkohë që është kritikuar se edhe i keq paguan punonjësit e tij.
Kurse mediat amerikane shkruajnë se premtimi i Warren mund të ketë edhe sfond politik, pasi mendohet se ky lobim ka shkuar për demokratët dhe premtimi i senatores Warren mund të përbëjë kërcënim për ta.