Seriozisht nuk keni cfarë të bëni në karantinë? Ja ua jep xhaxhi një tufë me ide. Do shkruaj gjatë, se kam shumë kohë për të mos shkruar shkurt

Nga Gert Selenica

Seriozisht nuk keni cfare te beni ne karantine? Ja ua jep xhaxhi nje tufe me ide. Do shkruaj gjate, se kam shume kohe per te te mos shkruar shkurt.
TI MUND TE BESH.

Bej muskuj barku, bej palexho me leter higjenike, bej byrek me hithra, bej aksident me lekure bananeje, bej indiferentin me gruan, beje lemsh krevatin, e rregulloje me 10 levizje, beje partneren te xhelozoje per fotot e tua, beji hesapet pa hanxhine, bej tentative te shohesh trajektoren e nje pordhe…MOS BEJ KURRE gafe, ti tregosh gruas pinin e telefonit.
TI MUND TE PROVOSH. Provo te gjesh ndonje mendim te vlefshem, edhe pse s’te vjen, provo te ecesh me dy kepuce te majta, provo strecet e nje balerini…te kuptosh c’heq ai, e c’nuk vesh, provo ta besh nje strofe poezi, edhe 3 ore pasi je ulur per kete, provo te flasesh mbrapsht, provo te gatuash syltjash, provo te flasesh per budallenj e te mos permendesh kujtim gjuzin, provo te mos i thuash gruas te lumshin duart, edhe pse e ka qelb me kripen, provo te kercesh malanaken mbi prush…MOS PROVO KURRE te heqesh duart nga para, kur gjuhet nje goditje denimi, qofte dhe fundi i korridorit nga djali yt.
TI MUND TE NDRYSHOSH. Ndrysho zerin per 4 ore rresht, ndrysho doren e te berit te gjerave, ndrysho arredimin e shtepise pa leje, ndrysho mendim per muziken tallava, ndrysho lupen me te cilen sheh njerezit, ndrysho pozicion gjate aktit, (nga misionar ne stil gaforre p.sh), ndrysho mendim per femrat e qenve, ndrysho mendjen e nje vlonjati…MOS NDRYSHO KURRE KANAL kur gruaja shikon telenovele. TI MUND TE SHIKOSH. Shiko nje film te fundit, jo duke hyre ne adrese pirate, shiko per here te 54-t skenen e fundit tek “Arome gruaje”, shiko veten ne pasqyre si je bere gogolesh nga floket, shiko te kujtosh pa nderprerje batutat e filmave shqiptare, shiko te mos harrosh xhezven ne zjarr, shiko Boterorin 1990, duke qene tifoz me Italine, shiko ta tregosh me sy mbyllur, endren qe ke pare me sy hapur, shiko te gjesh arsye per te qeshur ne nje film horror, shiko mos meson shtizat…KURRE MOS SHIKO OREN E SHTETRRETHIMIT, kur ajo ka pranu pas 2 javesh, ta blini buken bashke, edhe pse 1.5 meter larg njeri-tjetrit.
TI MUND TE EKSPERIMENTOSH. Eksperimento te ngaterrosh kekun me byrekun, eksperimento te mbjellesh rrush ne nje gote me pambuk e alkool, eksperimento (po ta mbajti) te ngaterrosh emrin e partneres gjate aktit, eksperimento te flasesh me fallcet per 20 minuta, eksperimento te lexosh 5 faqe, duke e mbajtur librin skiç, eksperimento te fluturosh me bizele (ka shku cmimi i preshit sa gjoba e bashkise), eksperimento te flasesh ne korridor ne telefon, per 30 minuta, kur i ke premtuar gruas se do t’i serviresh mengjesin ne dhome. MOS EKSPERIMENTO KURRE, te lesh zbuluar njollen qe te eshte bere ne qafe, pasi gruaja te nisi te bleje 2 pula fshati.
Ka shume gjera per te bere, edhe me beso, e mbajta fantazine me frena dore.
Feeling…RRI NE SHPI, e mos te degjoj te thuash ” u bera derr”…se e provon ashiqare qe je.
P.S: Hapen ofertat per pervetesimin e ketij materiali, per:
1. Individe 2. Sipermarres 3. Spektakle humori 4. Persona publike…jo infektologe.

https://web.facebook.com/1352164506/videos/10215098766246518/?t=0

Loading...