Ministrja Ogerta Manastirliu thotë se autoambulancat janë të vendosura nga veriu deri në jug të vendit.
“Nga Thethi në Ksamil. Ja ku ndodhen 18 postacionet e autoambulancave, pjesë e planit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për garantimin e shërbimit shëndetësor 24 orë në 7 ditë të javës gjatë gjithë sezonit veror”, thotë Manastirliu.
Nga ana e tyre, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë të ditur se në dispozicion të qytetarëve janë vënë 28 qendra shëndetësore verore me shërbim 24 orë. Ndërkaq, në zonat më të frekuentuara turistike janë 18 autoambulanca të vendosura në pika strategjike, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve për çdo problematikë të tyren.
Sipas ISHP-së, shërbimi në spitale është përforcuar dhe shërbimi i urgjencës dhe Njësia e Helikopterëve është në gatishmëri./atsh
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2367200576894680/?t=0